Futbollisti largohet nga klubi për shkak të kryqit në fanellë

21:06 | 27 Korrik 2017

Futbollisti 29 vjeçar nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkup, Florent Osmani, vendosi të largohet nga klubi i tij “FK Skopje” i Ligë së Parë të Maqedonisë, ku u transferua në fillim të këtij muaji për shkak se emblema përmban kryqin, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti shqiptar nga Shkupi në deklaratën e tij për AA tregoi se para rreth 20 ditësh kryetari i klubit ka kërkuar një takim me të dhe se në takim janë marrë vesh për transferimin e tij në klub.

Ai duke treguar se është besimtar i fesë Islame dhe për shkak të besimit të tij vendi ku është kryqi tek emblema e ka mbuluar gjithmonë, tha se “Ata e kanë ditur këtë punë, për arsye se nuk ka qenë hera e parë. Mirëpo nuk e di, prej momentit kur kanë filluar stërvitjet kanë filluar të më shohin me një sy ndryshe, nuk e di për çfarë arsye”.

Osmani thekson se edhe pse në klub është transferuar si një përforcim i madh çdo herë është injoruar nga to në stërvitje, ndërsa para tre ditësh ka zhvilluar një takim me kryesinë e klubit.

“Më treguan se emblema nuk duhet të mbulohet, më thanë nëse ke deshirë të luash në këtë klub duhet ta mbash ashtu siç është. Unë i tregova arsyet e mia, u thash se jam besimtar dhe feja ime nuk më lejon që të mbaj kryq. Nëse është e nevojshme unë largohem nga klubi por këtë nuk e mbaj”, u shpreh Florent Osmani.

Sulmuesi 29 vjeçar duke rikujtuar se edhe mes viteve 2008 dhe 2010 ka luajtur për “FK Skopje”, tha se “Në fillim, në dy vitet e para nuk e kam mbuluar (emblemën) se nuk kam qenë praktikues shumë i mirë i fesë. Vitin e fundit e kam mbuluar dhe nuk patur asnjë problem”.

Osmani më parë ka luajtur për KF Liria e Prizrenit, KF Shkupi si dhe për ekipin turk 12 Bingölspor.