Futbollistët e Prishtinës e vizitojnë në spital Veliun

Pavarësisht rivalitetit në fushë, futbollistët e Prishtinën janë solidarizuar me lëndimin e rëndë që pësoi Valmir Veliu.

Sport

11/05/2019 20:19

Veliu ra në tokë pa ndjenja pas përplasjes me mesfushorin vendas Diar Miftaraj, ndërsa lojtarët e tjerë në fushë e përjetuan rëndë incidentin.

Intervenimi i shpejtë i mjekëve i shpëtoi jetën talentit të Llapit, i cili u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, përcjell lajmi.net.

Futbollistët e Prishtinës kanë bërë një gjest për t’u duartrokitur, pasi vizituan Veliun menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Mes vizitorëve ishte edhe lojtari Diar Miftaraj, që i shkaktoi lëndimin atij. /Lajm.net/