FSK zhvillon trajnim në Bradash të Podujevës

Komuna e Podujevës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me datën 24 dhe 25 shtator do të zhvillojë trajnim në fshatin Bradash tek Pishat. Sipas njoftimit të kësaj komune, lëvizja me automjete të FSK-së do të bëhet nëpër fshatrat Dobratin dhe Bajçinë. Tutje në njoftim theksohet se gjjatë ushtrimeve do të ketë…

Lajme

20/09/2024 14:50

Komuna e Podujevës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me datën 24 dhe 25 shtator do të zhvillojë trajnim në fshatin Bradash tek Pishat.

Sipas njoftimit të kësaj komune, lëvizja me automjete të FSK-së do të bëhet nëpër fshatrat Dobratin dhe Bajçinë.

Tutje në njoftim theksohet se gjjatë ushtrimeve do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake.