Frikësuese: 100,000 pata që sulmojnë çdo gjë para vetes (Video)

0:30 | 20 Qershor 2014

Rruga e vërshuar nga rreth 100,000 pata

I ashtuquajturi stampedo i kafshëve nuk është argëtues, madje shpesh mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm. 

Megjithëkëtë, stampedo i patave nuk është aq i rrezikshëm sa është argëtues. Bëhet fjalë për 100,000 pata të cilat janë grumbulluar për kushedi çfarë arsyeje dhe nga atje vrapojnë të gjitha në të njëjtin drejtim. Arsyeja e veprimit të tillë tash për tash është e panjohur.

Video për këtë ndodhi është postuar në YouTube më 14 qershor dhe nuk dihet se cili është personi që e ka postuar i pari.

Por, aty shihet qartë se si një lumë i madh patash kanë vërshuar rrugën dhe automjetet në të, shoferët e të cilëve përpiqen të lëvizin ngadalë, por duke pasur kujdes që të mos i shkelin.