Frikë te Milan, Donnarumma te klubi më i madh në botë? (FOTO)
Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milan.
Merkato
Gianluigi Donnarumma ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Milan, gjatë këtij sezoni.
Dhe, kjo ka bërë që Real Madrid dhe Manchester United ta përcjellin me vëmendje gjendjen e tij në San Siro, shkruan e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.
Real Madrid është duke e konsideruar Donnarumman si pasardhës ideal për Keylos Navas edhe pse objektivi kryesor është David de Gea, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, në rast të largimit të De Geas, Manchester United do t’i shfrytëzojë raportet e mira me menaxherin e Donnarummas, Mino Raiola, për ta sjellë portierin në Old Trafford. /Lajmi.net/