Formacioni i ‘çmendur’ i PSG-së me CR7, Wijnaldum dhe Donnarumma

PSG në ditët në vijim do kompletojë disa transferime që do ta përforcojnë skuadrën për vitin tjetër.

Sport

08/06/2021 15:40

Gjiganti francez kaloi një edicion të vështirë duke fituar vetëm Kupën e Francës, transmeton lajmi.net.

Por, mesa duket kjo vetëm i ka shtyrë sheikët e klubit të bëjnë përforcime me synimin e njëjtë, dominimi Evropës.

PSG ka arritur marrëveshje me Gianluigi Donnarumman, që do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Pos kësaj, “Parisienët” ia dolën që ta ‘rrëmbejnë’ Gini Wijnaldum nga marrëveshja me Barcelonën, duke i ofruar më shumë se dyfishi i pagës që i ofruan blaugranasit.

Por, kjo nuk është e gjitha. Presidenti Nasser Al-Khelaifi është duke bërë çmos të transferojë edhe Cristiano Ronaldon në skuadër, në mënyrë që të bind Kylian Mbappen për të rinovuar kontratën.

Formacioni i ‘çmendur’ i PSG-së në sezonin tjetër:

Donnarumma; Aurier, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Verratti, Wijnaldum; Di Maria, Neymar, Mbappe; Ronaldo./Lajmi.net/