Formacionet zyrtare: Kosovë – Shqipëri

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do përballet me Kombëtaren e Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sport

30/11/2021 15:05

“Dardanet” kanë katër pikë të tubuara deri me tani dhe kërkojnë vetëm fitore në “Fadil Vokrri”, ndaj vashave të Shqipërisë, që gjithashtu kanë arkëtuar katër pikë në pesë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:

Kosovë (4-4-2): Kolgeci; Misini, Syla, Hysenaj, Ramaj; Kryeziu, Halilaj, Shala, Memeti; Biqkaj, Reçica

Shqipëri (4-2-3-1): Rexhepi; Gjergji, Maliqi, Curraj, Gjini; Franja, Hia; Maksuti, Krasniqi, Hamidi; Doci

Ndeshja nis në ora 16:00./Lajmi.net/