Forma e Irlandës Veriore në pesë ndeshjet e fundit – mbrojtje e ‘hekurt’, nuk shënon shumë
Kombëtarja e Irlandës Veriore nuk ka kaluar në formë aq të mirë në pesë ndeshjet e fundit.
Sport
Në ‘Fadil Vokrri’ sonte zbret për herë të parë kombëtarja e Irlandës Veriore, kundërshtare e re për Kosovën.
Mysafirët vijnë nga një formë jo edhe aq e mirë. Ata patën një start të dobët në Ligën e Kombeve.
Irlandezët veriorë luajtën baras me Qipron dhe pësuan humbje ndaj Greqisë, në dy ndeshjet e para të këtij edicioni.
Sonte, ata vijnë në Prishtinë në kërkim të pikëve të reja. Por, forma e tyre në pesë ndeshjet e fundit e lë Kosovën me shpresë të madhe për fitore.
Irlanda Veriore në pesë ndeshjet e fundit;
Qipro 0:0 Irlanda Veriore
Irlanda Veriore 0:1 Greqia
Irlanda Veriore 0:1 Hungaria
Luksemburgu 1:3 Irlanda Veriore
Irlanda Veriore 0:0 Italia
Kundërshtari i Kosovës shihet se nuk pëson shumë gola, megjithatë ka ngecur edhe të gjejë golin në këto pesë ndeshje të fundit, përjashto ndeshjen me Luksemburgun.
Irlanda V vjen me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, anash dy barazimeve e dy humbjeve. /Lajmi.net/