Fjalimi emocionues i trajnerit të Salzburg, që frymëzoi lojtarët dhe gati sa nuk befasuan Liverpoolin

Trajneri i Salzburg, Jesse Marsch, u ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm lojtarëve të tij gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në ‘Anfield Road’ kundër Liverpoolit.

Sport

04/10/2019 09:17

Liverpool shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi prej 3:1, dhe Marsch nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Ai kërkoi më shumë ndërhyrje, kërkoi që skuadra e tij të tregoi forcën fizike, dhe jo të respektojnë në maksimum kundërshtarët.

“Së pari, sa ndërhyrje keni bërë? Ndoshta dy”, pyeti Marsch lojtarët e tij, përcjell lajmi.net.

“Nuk është një miqësore, është një ndeshje e Ligës së Kampionëve”.

“Duhet të luajmë me më shumë fizik. Bëhuni më të pamëshirshëm ndaj Van Dijk, ne po luajmë me shumë respekt, shumë respekt”.

“A janë të fortë? Po. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të mirë me ta dhe të mos luftojmë”.

“Ata duhet të na ndjejnë djema, ata duhet ta dinë që jemi këtu për të garuar, dhe jo për të qëndruar në mënyrë stilistike.

“Do të flasim për taktikat, por kur të dalim në fushë duhet të tregojmë besim dhe vullnet. Tani jemi ne kundër tyre”.

“Ne kemi parë që ata janë të fortë, por ne mund të luajmë më mirë dhe të marrin frymë në lojën tonë”.

Këto fjalë ndikuan te skuadra, që me të filluar pjesa e dytë arritën të barazojnë në 3:3 rezultatin, për të futur në presion Liverpoolin.

Por, skuadra e Klopp në fund ia doli të marr fitoren, falë një goli të shënuar nga Mohamed Salah./Lajmi.net/