Fitore minimale e Liverpoolit

Liverpool ka shënuar një fitore minimale 1:0 përballë Ajax, në sfidën e zhvilluar të martën mbrëma, të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

01/12/2020 22:52

Golin e fitores për Liverpool e shënoi 19 vjeçari, Curtis Jones.

Jones shënoi në minutën e 58′ të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore Liverpool siguron kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e ardhshme ‘The Reds’ luajnë në udhëtim te Midtjylland./Lajmi.net/