Fillon revolucion te Roma, ky lojtar largohet i pari

Roma do t’i bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon.

Merkato

16/04/2019 10:57

Roma është dëshpëruar nga disa transferime që i bëri në verën e kaluar, andaj do të fillojë largimet e tyre.

Lojtari i parë që pritet të largohet nga skuadra italiane është Javier Pastore, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas u transferua te Roma nga PSG, ndërsa tani pritet që të transferohet te Boca Juniors.

Romakët i duan 25 milionë euro nga shitja e Javier Patores, gjersa kanë pranuar ofertë edhe nga Kina. /Lajmi.net/