Fillon renditja e Topit të Artë për vitin 2026, garë nxehtë për yjet e futbollit

Ka filluar renditja për fituesin e Topit të Artë për vitin 2026. ”Score 90” ka publikuar renditjen aktuale të muajit nëntor, për futbollistët që kanë shfaqur performacë të mirë gjatë kësaj periudhe për kandidatët kryesorë të Topit të Artë 2026. Përditësimi i muajit nëntor pasqyron formën aktuale të lojtarëve, ndikimin e tyre në klubet respektive…

Sport

28/11/2025 23:16

Ka filluar renditja për fituesin e Topit të Artë për vitin 2026.

”Score 90” ka publikuar renditjen aktuale të muajit nëntor, për futbollistët që kanë shfaqur performacë të mirë gjatë kësaj periudhe për kandidatët kryesorë të Topit të Artë 2026.

Përditësimi i muajit nëntor pasqyron formën aktuale të lojtarëve, ndikimin e tyre në klubet respektive dhe pritshmëritë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas renditjes, Kylian Mbappe është favoriti aktual, falë performancave të jashtëzakonshme dhe ndikimit vendimtar te Real Madrid. Forma e qëndrueshme dhe vazhdimësia në paraqitje e bëjnë atë favorit të hershëm për çmimin.

Në vendin e dytë renditet Eling Haaland i Manchester Cityt, i cili po ashtu ka statistika të jashtëzakonshme, ku ka qenë ndër më produktivët në Evropë.

I treti në listë është mesfushori fantastik i Arsenalit, Daclan Rice, i cili është ndër figurat kyçe të suksesit të skuadrës së tij.

Në Top5 përfundoj sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane dhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.