FIFA përfshihet në mosmarrëveshjen e Nantes dhe Cardiff për Salan

Gianni Infantino është përfshirë në mosmarrëveshjen në mes të Nantes dhe Cardiff rreth pagesës së transferimit të Emiliano Salas.

Merkato

28/02/2019 09:38

Emiliano Sala u transferua te Cardiff për 20 milionë euro, ndërsa Nantes kërkon që shuma të paguhet.

Presidenti i FIFA-s është përfshirë në këtë mosmarrëveshje, duke kërkuar nga skuadrat që ta zgjidhin këtë gjë.

“Nantes është ankuar te ne për Cardiff”, ka zbuluar Infantino, përcjell lajmi.net.

“Është një vendin human dhe skuadrat duhet ta zgjidhin mes tyre atë mosmarrëveshje.

“Nëse ato nuk mund ta zgjidhin, atëherë FIFA do të merret me atë gjë.”, ka shtuar më tej i pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë. /Lajmi.net/