FFK organizon turneun “Pushka e Parë e Lirisë” në nderim të heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se FFK ka organizuar turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”, në përkujtim të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Sipas tij, ky aktivitet sportiv zhvillohet me respekt të thellë për sakrificën e tyre, duke e cilësuar turneun si një…

Sport

31/01/2026 22:59

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se FFK ka organizuar turneun tradicional “Pushka e Parë e Lirisë”, në përkujtim të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Sipas tij, ky aktivitet sportiv zhvillohet me respekt të thellë për sakrificën e tyre, duke e cilësuar turneun si një kujtesë të përhershme për rrugën e lirisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ademi theksoi se përmes këtij turneu përcillet edhe një mesazh atdhedashurie për brezat e rinj, duke lidhur sportin me kujtesën historike dhe vlerat kombëtare.

Në fund të mesazhit të tij, ai shprehu nderim të përhershëm për dëshmorët e kombit, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit./lajmi.net/