Feronikeli – Prishtina, shënohet goli i parë në Drenas

Ndeshja e vitit mes Feronikelit dhe Prishtinës është zhbllokuar 17 minuta para fundit.

Sport

19/05/2019 17:49

Janë vendasit ata që kanë kaluar në epërsi pas golit fantastik nga gjuajtja e lirë të Yll Hoxhës (73′), shkruan lajmi.net.

Fillimisht, u mendua se Albatrit Morina kishte devijuar, por duket se goli i takon Hoxhës.

Ekipi i Zekirja Ramadanit gjatë tërë ndeshjes ka dominuar takimin dhe ai dominim u shpërblye.

Me këtë gol, skuadra nga Drenasi është shumë afër shpalljes kampion për këtë edicion në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/