Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

KF Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur 0-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga TNS, në mbrëmjen e së martës.

Sport

16/07/2019 22:38

Kampionët e Superligës së Kosovës, e nisën ndeshjen me një avantazh të favorshëm, pasi në ndeshjen e parë kanë arritur të barazojnë 2:2 në udhëtim në Uells.

Por, ndeshja si vendas dhe mbështetja nga një numër i madh tifozësh në ‘Fadil Vokrri’, nuk kanë ndihmuar KF Feronikelin, për të shkruar historinë, duke kaluar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët derisa arritën të mbroheshin mirë, në një nga daljet e pakta që patën në fushën e Feronikelit, arritën ta shfrytëzojnë, për të shënuar për 0-1.

Ishte Dean Ebbe, që në minutën e 67’ shënoi për TNS, gol që në fund të ndeshjes, doli të jetë vendimtar.

Me këtë humbje, KF Feronikeli tani kalon në Ligën e Evropës, dhe atje do të takohet me Sutjeskan e Malit të Zi./Lajmi.net/