Fejzullahu vendos për Kosovën

Lojtari që deri tani luante për Suedinë, Erton Fejzullahu më në fund ka vendosur të pranojë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

15/03/2015 10:46

Një lajm shumë i mirë ka ardhur për Kosovën. Erton Fejzullahu ka pranuar të luajë për Përfaqësuesen tonë të futbollit.

Kosova gjatë këtij muaji zhvillon miqësoret kundër Frankfurtit dhe Bremenit, ndërsa Fejzullahu do të jetë i gatshëm që të luajë në dy këto takime.

“Kur unë vendosa të luajë për Suedinë, kisha interesim nga Shqipëria. Por, më pastaj më kontaktoi trajneri i Kosovës Albert Bunjaki. Ai më tregoi për projektin e tyre dhe çfarë duan të bëjnë. Mua m’u duk shumë interesant dhe tani ndihem mirë që kam vendosur të luaj. Është ndjenjë e mirë të përfaqësosh vendin tënd ku ke lindur”, ka thënë Fejzullahu për uebfaqen suedeze Expressen.se.