Mëngjesi i së dielës i ngarkuar për liderët institucional të vendit – Haxhiu, Kurti dhe Konjufca takohen me kryediplomatin e Shqipërisë, Ferit Hoxha
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të vendit. Sipas agjendës së paralajmëruar, Hoxha fillimisht do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.…
Lajme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të vendit.
Sipas agjendës së paralajmëruar, Hoxha fillimisht do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi mes tyre do të mbahet në ora 10:00, transmeton lajmi.net.
Më pas, në ora 10:45, ministri shqiptar do të takohet me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ndërtesën e Qeverisë.
Në kuadër të vizitës, Hoxha do të zhvillojë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca. Takimi është paraparë të nisë në ora 12:00, ndërsa pas përfundimit të tij do të ketë edhe prononcim për media./lajmi.net/