GOOOOOOOOOOOOOOOOOL DEMBELE – PSG barazon rezultatin kundër Arsenalit
Paris Saint-Germain ka arritur të barazojë rezultatin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, duke e çuar ndeshjen në 1-1 në minutën e 64-të. Goli erdhi nga penalltia, të cilën e realizoi me sukses Ousmane Dembélé, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë dhe riktheu PSG-në në lojë, transmeton lajmi.net. Penalltia u akordua…
Sport
Paris Saint-Germain ka arritur të barazojë rezultatin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, duke e çuar ndeshjen në 1-1 në minutën e 64-të.
Goli erdhi nga penalltia, të cilën e realizoi me sukses Ousmane Dembélé, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë dhe riktheu PSG-në në lojë, transmeton lajmi.net.
Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të palejuar në zonë nga mbrojtësi Mosquera ndaj Khvicha Kvaratskhelia, i cili u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain, në një sfidë shumë të fortë dhe me ritëm të lartë./lajmi.net/