PSG – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell aktin final të Ligës së Kampionëve, ku PSG dhe Arsenali do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Skuadra parisiene synon të vazhdojë suksesin në skenën kontinentale dhe të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e saj, ndërsa londinezët kërkojnë të rikthejnë lavdinë evropiane pas dy…

Sport

30/05/2026 17:32

Mbrëmja e sotme sjell aktin final të Ligës së Kampionëve, ku PSG dhe Arsenali do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

Skuadra parisiene synon të vazhdojë suksesin në skenën kontinentale dhe të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e saj, ndërsa londinezët kërkojnë të rikthejnë lavdinë evropiane pas dy dekadash pritjeje, transmeton lajmi.net.

Një nga emrat më të përfolur para sfidës është Ousmane Dembele. Sulmuesi francez ka qenë ndër figurat kryesore të PSG-së gjatë këtij sezoni dhe pritet të jetë pika kryesore e referimit në repartin ofensiv të kampionëve francezë.

Në anën tjetër, Arsenali i beson shumë formës së Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez ka pasur një sezon mbresëlënës dhe konsiderohet një nga armët më të forta të ekipit të Mikel Artetës në përpjekjen për të thyer rezistencën e PSG-së.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Fabian Ruiz; Vitinha, Neves; Doue, Kvaratskhelia, Dembele.

Arsenal: Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Odegaard; Saka, Trossard, Havertz./lajmi.net/