Vitinha shpallet lojtari i finales
Paris Saint-Germaini ka shkruar një tjetër kapitull historik në futbollin europian, duke mbrojtur me sukses titullin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26. Në finalen e zhvilluar në Budapest, skuadra franceze triumfoi ndaj Arsenalit vetëm pas ekzekutimit të penalltive, duke fituar me rezultat 4-3. Pas një përballjeje të fortë dhe të balancuar, koha e rregullt…
Sport
Paris Saint-Germaini ka shkruar një tjetër kapitull historik në futbollin europian, duke mbrojtur me sukses titullin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26. Në finalen e zhvilluar në Budapest, skuadra franceze triumfoi ndaj Arsenalit vetëm pas ekzekutimit të penalltive, duke fituar me rezultat 4-3.
Pas një përballjeje të fortë dhe të balancuar, koha e rregullt dhe vazhdimet prej 120 minutash përfunduan me rezultat të barabartë 1-1, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga pika e bardhë, transmeton lajmi.net.
Një nga figurat kryesore të mbrëmjes ishte mesfushori portugez Vitinha, i cili me paraqitjen e tij të shkëlqyer u vlerësua me çmimin “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”. Ai ishte vendimtar në kontrollin e lojës dhe në organizimin e aksioneve të kampionëve francezë.
Me këtë sukses, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique bëhet skuadra e parë që arrin të mbrojë trofeun e Champions League që nga Real Madridi, i cili dominoi kompeticionin me tre tituj radhazi deri në vitin 2018.
Triumfi në Budapest konfirmon vazhdimësinë e PSG-së në majën e futbollit europian dhe forcon statusin e saj si një nga ekipet më të fuqishme të kontinentit./lajmi.net/