Mot i vranët me intervale me diell të dielën, priten edhe reshje lokale shiu

Për ditën e diel parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell në territorin e Kosovës. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius,…

Lajme

30/05/2026 23:50

Për ditën e diel parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell në territorin e Kosovës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, duke krijuar kushte relativisht të ngrohta për këtë periudhë.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Pavarësisht mundësisë për reshje lokale, kushtet meteorologjike mbeten të favorshme për aktivitete në natyrë, megjithatë qytetarëve u rekomandohet të kenë me vete ombrellë për shkak të mundësisë së shiut në disa zona të vendit./lajmi.net/