GOOOOOOOOOOOOOOOOOL – Havertz e trondit portierin rus të PSG-së, e kalon Arsenalin herët në epërsi

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arsenalin finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, me londinezët që kanë kaluar në avantazh 1-0 që në fillim të ndeshjes. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 5-të, kur Kai Havertz shënoi pas një asistimi të bukur nga Leandro Trossard, duke…

Sport

30/05/2026 18:12

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arsenalin finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, me londinezët që kanë kaluar në avantazh 1-0 që në fillim të ndeshjes.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 5-të, kur Kai Havertz shënoi pas një asistimi të bukur nga Leandro Trossard, duke e ndezur menjëherë atmosferën në kampin e Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Finalja e madhe po zhvillohet në Budapest të Hungarisë, ku të dy skuadrat po luftojnë për trofeun më prestigjioz në futbollin evropian për klube.

Arsenali synon titullin e parë në historinë e tij në Ligën e Kampionëve, ndërsa Paris Saint-Germain kërkon të dytin radhazi./lajmi.net/