Faqja e njohur satirike befason me komentin për këmbët e Shaqirit

Xherdan Shaqiri njihet për fizikun dhe punën e madhe që bën për të mbajtur në formë trupin e tij.

Sport

24/05/2019 12:32

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit konsiderohet si një nga futbollistët më fizikun më të zhvilluar sot në futboll.

Me fizikun e tij dhe veçanërisht me këmbët, është marrë ‘Chiamarsibomer’, faqja satirike italiane.

“Pulpat e Shaqirit kanë pulpa tjera brenda vetes, që nëse nuk rrini urtë vijnë dhe ua thonë dy fjalë”, ka shkruar kjo faqe në Instagram, duke paraqitur fotografi me puplat e Shaqirit.

Kujtojmë se Shaqiri ka mundësi të fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit, me Liverpoolin që në finale më 1 qershor do të luajë kundër Tottenham./Lajmi.net/