Faleminderit Mourinho

Janë rivalë kryesorë në garë për titull të kampionit në Premierligë, por menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka vetëm falënderime dhe lëvdata për Jose Mourinhon.

Sport

26/04/2014 17:32

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka falënderuar rivalin e tij nga Chelsea, Jose Mourinho para duelit të tyre të dielën që mund të jetë vendimtar në garë për titull të kampionit në Premierligë.

Rodgers punoi për Mourinhon në aventurën e parë të portugezit në Stamford Bridge, duke udhëhequr akademinë para se të drejtonte ekipin e rezervistëve.

Dhe, Rodgers thotë se Mourinho e këshilloi të merrte postin në Liverpool, kur iu ofrua mundësia.

“Ai gjithmonë ka qenë përkrahës ndaj meje, kudo që kam qenë, edhe në kohën time këtu”, deklaroi Rodgers.

“Ne mund të konsiderohemi si rivalë, por e di se, nëse ata nuk do ta fitojnë ligën, ai do të dëshironte që ta fitojmë ne. Isha duke folur për të rreth disa opsioneve dhe ai më tha qw ta merrja postin dhe se sa klub i madh ishte Liverpool. Ai mw inkurajoj”, u shpreh Rodgers.