Fadil Vokrri merr statusin e “Qytetarit me Merita të Veçanta”

Sot, legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka marrë statusin e “Qytetarit me Merita të Veçanta”.

Sport

24/12/2018 18:42

Ish presidenti i FFK-së këtë status e mori pas propozimit të ministrit të MKRS( Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit), Kujtim Gashi.

Propozimi i Gashit u miratua sot në mbledhjen e qeverisë, siç është bërë e ditur, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni kumtesën e plotë.

“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, ishin fjalët e  ministrit Gashi, përcjell lajmi.net.

“Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë ditë, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht”, ka shtuar ministri. /Lajmi.net/