Fabregas futet në histori të Premier Ligës

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas është shndërruar shumë shpejt në një rekord-thyes, që nga rikthimi i tij në Premier Ligë.

Sport

14/09/2014 12:00

The Mail on Sunday shkruan se Fabregas u fut në histori të Premier Ligës, pasi është lojtari i parë i cili bën asistime në gjashtë ndeshje radhazi.

Mesfushori spanjoll ka arritur me sukses të bëj gjashtë asistime radhazi në një ndeshje të Premier Ligës. Dy asistime i ka bërë kur ishte si lojtar i Arsenalit, ndërsa ato i ka vazhduar në katër ndeshje tjera si lojtar i Chelseas.

Mesfushori asistoi dy herë për Diego Costan, në fitoren e fundit të skuadrës së tij kundër Swanseas.

Jose Mourinho ka thënë se forma e mirë e Fabregasit nuk është duke e befasuar atë, pasi një gjë e tillë është pritur.