Euro 2020: Sot dita e Zvicrës, Italisë dhe Spanjës

Shumë ndeshje interesante janë të parapara për t’u zhvilluar sot, të vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

Sport

23/03/2019 09:25

Sot, në fushë do të zbret Zvicra e shqiptarëve, që luan në udhëtim te Gjeorgjia.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Zvicrës fillon nga ora 15:00. Për ‘helvetikët’ nuk do të paraqitet Xherdan Shaqiri, shkaku i lëndimit.

Një përballje për t’u mos u humbur është edhe ajo mes Italisë dhe Finlandës.

‘Azzurët’ do të nisin një cikël të ri me Roberto Mancinin, duke kërkuar fitore që në ndeshje të parë.

Fitoren sonte do ta kërkojë edhe Spanja, që në shtëpi pret Norvegjinë./Lajmi.net/