Emerson: Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit, Emerson është i bindur se skuadra italiane ka kapacitetin e duhur që në këtë sezon të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

11/05/2015 23:41

Emerson ka thënë se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

“Do të jetë vështirë në Madrid, shumë më shumë sesa ishte në Juventus”.

“Sidoqoftë, unë mendoj se do të jetë Juventusi skuadra që do të kalojë në finale. Unë do t’i kisha thënë lojtarëve të Juventusit: ‘Askush nuk besoi te ne, tani ne duhet të tregojmë se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi Emerson deklaratën e tij për Tuttosport.