Ekskluzive: Rikthehet Anxhelina, gati të shpërthejë në tregun botëror (Foto)
Pas një pune dy vjeçare, bukuroshja super seksi, Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet fuqishëm.
ShowBiz
Ajo, aktualisht është duke punuar për videoklipin e saj të ri, me të cilin pritet të debutojë me një sukses të madh në tregun botëror, shkruan lajmi.net
Lajmi.net mëson se Anxhelina, vajza e Alberie Hadergjonajt është duke punuar me disa producent të njohur të cilët kanë punuar me yjet: Beyonce, Nicki Minaj, Big Sean, Justin Bieber etj.
Njëri ndër bashkëpunëtorët me të cilët është duke punuar Anxhelina është Sidney Swift.
Kujtojmë se Anxhelina ka pasur një sukses shumë të madh në Top Fest 8 me këngën’ Kjo jetë smjaftoi’ ku u shpërblyre me çmimin Artisti i ri më i mirë./lajmi.net.

