Ekipet angleze që kanë më shumë ‘ndjekës të rrejshëm’, Liverpool i pari

Rrjetet sociale tashmë janë bërë përditshmëri e çdo njeriu të aftë që di të përdorë një 'smart-phone'.

Sport

18/08/2019 13:38

Evoulimi i teknologjisë ka bërë që edhe klubet të fokusohen më shumë në rrjetet sociale për lajmet më të fundit.

Por ekziston një konkurrencë e madhe mes klubeve, çka kanë detyruar që të shpikin ”ndjekës të rrejshëm” në mënyrë që të ndiqen më shumë, përcjell lajmi.net.

Një analizë e bërë rreth klubeve të Premierligës tregon se Liverpooli është ekipi që ka më shumë ”ndjekës të rrejshëm” në rrjetet sociale.

Më poshtë lista e 10 klubeve me më shumë ”ndjekës të rrejshëm”:

10. Watford – 33.8 % të ndjekësve janë të rrejshëm
9. Burnley – 35.6 %
8. Tottenham Hotspur – 36.3 %
7. Chelsea – 36.4 %
6. Manchester City – 36.7 %
5. Bournemouth – 37 %
4. Brighton and Hove Albion – 38.5 %
3. Arsenal – 40.5 %
2. Manchester United – 42 %
1. Liverpool – 43.1 %. /Lajmi.net/