EFL vendos për fatin e Championship

Sezoni i Championship është vendosur të rifillojë më 20 qershor, më shumë se tre muaj pasi u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus.

Sport

31/05/2020 22:51

EFL tha se data ishte “e përkohshme” dhe “subjekt i provizionit të rreptë se të gjitha kërkesat e sigurisë dhe udhëzimet e qeverisë janë përmbushur”, përcjell lajmi.net.

Janë 108 ndeshje të mbetura, plus gjysmëfinalet e play-off-it dhe finalja.

Asnjë ndeshje e Championship nuk është luajtur nga 8 marsi, ndërsa sezoni u pezullua pesë ditë më vonë. /Lajmi.net/