”Edhe Guardiola e di se Man City nuk është aq i mirë”
Gary Neville mendon se Manchester City duhet ta blejë me çdo kusht një mbrojtës qendror në janar nëse ata do të vazhdojnë luftën për titull dhe do kërkojnë triumfin evropian.

Sport
Kampionët e Premierligës janë në krizë të madhe në fazën defanzive, me Aymeric Laporte dhe John Stones që janë jashtë fushave për shkak të lëndimit, me Fernandinhon që tani është po luan rolin e qendërmbrojtësit.
City fitoi ndeshjen e tyre në fundjavë, 3-1 kundër Everton, por goli i ‘Toffees’ ishte rezultat i një gabimi në mbrojtje, përcjell lajmi.net.
“Duhet të mendoni se City do të shpenzojë në janar”, tha ai për Sky Sports.
“Pashë këtë mëngjes që Guardiola tha që ata nuk kanë para. Epo, ata kanë më shumë se të gjithë të tjerët”.
“Ata blenë Aymeric Laporte në janar një vit e gjysmë më parë, dhe unë mendoj se do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë përsëri”.
“Kjo nuk do të jetë mjaft e mirë për Ligën e Kampionëve apo Premierligën. Guardiola do ta dijë atë, ai e njeh më shumë standardin se kushdo”, përfundoi anglezi. /Lajmi.net/