Ederson: Man City po vuan për shkak të këtij lojtari

Portieri i Manchester Cityt, Ederson beson se skuadra e tij po vuan për shkak që Aymeric Laporte është i dëmtuar.

Sport

09/10/2019 14:40

Mbrojtësi qendror ishte shtylla kryesore e Pep Guardiolas, por do të mungojë deri në Vitin e Ri me një dëmtim të ligamentit të pësuar kundër Brighton.

Manchester City e ka humbur mbrojtësin dhe ka vazhduar me probleme në fazën defanzive, teksa humbën 2-0 ndaj Wolves në fundjavë, përcjell lajmi.net.

Ederson tha: ”Është shumë e vështirë për një ekip si ne të kemi lëndime, veçanërisht nëse të gjithë ndodhin në të njëjtin pozicion në fushë”.

”Ne të gjithë e dimë për cilësinë e mahnitshme të Aymeric dhe sa i mirë është në fazën e mbrojtjes. Sigurisht që na mungon”.

”Kemi lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm që mund ta zëvendësojnë atë në atë pozicion”.

“Fatkeqësisht, me dëmtimin e John Stones, tani kemi një mbrojtës artificial”, deklaroi braziliani. /Lajmi.net/