Ederson e pranon: Alisson është një hap mbi të gjithë

Portieri i Manchester City, Ederson Moraes, ka pranuar se Alisson është më i mirë.

Sport

08/09/2019 08:13

Ederson ka pranuar se Alisson Becker e meriton të fitojë çmimin portieri më i mirë nga FIFA.

Të dy portierët brazilianë janë nominuar për të fituar këtë çmim, por duket se anëtari i Man City është i dorëzuar para shokut të tij të kombëtares.

“Mendoj se ishim më të mirët, por unë e shoh Alisson një hap përpara” ka thënë Ederson, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte fantastik në Premierligë, fitoi Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe pati sukses në Kupën e Amerikës” ishin fjalët e gardianit të City.

Njësoj sikur Ederson, thuajse të gjithë pajtohen se Alisson e meriton çmimin e më të mirët. Pritet vetëm dita finale për zyrtarizimin nga FIFA. /Lajmi.net/