Eden Hazard arrin marrëveshje me Real Madridin

Eden Hazard ka rënë dakord për një marrëveshje pesë vjeçare me Real Madridin, nga e cila do të përfitojë deri në 270 mijë funte në javë, raportojnë mediet në Spanjë.

Sport

23/03/2019 11:06

Zinedine Zidane, pas kthimit te Real Madrid po kërkon një emër të madh për të udhëhequr skuadrën, dhe numri 10 i Chelsea është objektivi kryesor i tij.

Spanjollja ‘OK Diario’ pretendon se 28 vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje pesë vjeçare, pasi ka folur direkt me trajnerin francez, përcjell ‘lajmi.net’.

Kontrata e Hazard me Chelsean përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Dështimi i për të arritur një marrëveshje të re, mund të detyrojë Chelsean që gjatë verës t’i hap derën e largimit Hazardit./Lajmi.net/