E trishtë: Vdes Miss Austria në moshën 22 vjeçare – shkaku i vdekjes nuk dihet ende
Lucia Sisic, fituese e kurorës Miss Austria 2024, ka vdekur në moshën vetëm 22-vjeçare, kanë raportuar mediat lokale në Austri. Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e bukurisë në Austri. Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë publik, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të mediave austriake Die Presse, Oe24…
ShowBiz
Lucia Sisic, fituese e kurorës Miss Austria 2024, ka vdekur në moshën vetëm 22-vjeçare, kanë raportuar mediat lokale në Austri.
Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e bukurisë në Austri. Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë publik, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të mediave austriake Die Presse, Oe24 dhe Kronen Zeitung, Sisic kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës kishte kaluar nëpër disa ndërhyrje kirurgjikale. Ndërhyrjen e fundit në zemër, sipas këtyre raportimeve, e kishte kryer gjatë dimrit.
Homazhet e para publike për të u bënë nga Mission Austria, organizata përgjegjëse për organizimin e konkurseve Miss dhe Mister Austria.
“Me tronditje të madhe dhe pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Miss Austria 2024, Lucia Sisic. Do ta kujtojmë Lucian si një vajzë të re të mrekullueshme. Mendimet dhe ngushëllimet tona të sinqerta janë me familjen, miqtë dhe të gjithë njerëzit e saj të afërt në këtë kohë të vështirë”, thuhej në reagimin e Mission Austria.
Sisic ishte shpallur Miss Austria në vitin 2024 dhe vazhdonte ta mbante titullin edhe në kohën e vdekjes së saj. Kjo pasi pas konkursit të vitit 2024 nuk ishte organizuar një edicion i ri i garës për përzgjedhjen e Miss Austria.
Vdekja e saj në moshë kaq të re ka shkaktuar reagime të shumta në Austri, ndërsa detaje të tjera rreth rrethanave të vdekjes pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim./lajmi.net/