Policia shqiptare shpall në kërkim Edin

Zhvillime të reja janë raportuar lidhur me rastin ku janë përfshirë Jozefin Marku, Eduard Kuçi dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi është vendosur në kërkim policor për moskallëzim krimi. Hoxha ka bërë të ditur se Kuçi nuk e kishte denoncuar ngjarjen dhe në polici kishte deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të thjeshtë, të lidhur…

ShowBiz

08/09/2026 11:36

Zhvillime të reja janë raportuar lidhur me rastin ku janë përfshirë Jozefin Marku, Eduard Kuçi dhe Kristjan Nikolli.

Eduard Kuçi është vendosur në kërkim policor për moskallëzim krimi.

Hoxha ka bërë të ditur se Kuçi nuk e kishte denoncuar ngjarjen dhe në polici kishte deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të thjeshtë, të lidhur me bllokimin e rrugës me makinë. Pas verifikimeve të kryera, policia ka ngritur ndaj tij akuzën për moskallëzim krimi dhe e ka vendosur në kërkim policor, me qëllim që të japë sqarime të mëtejshme për rastin.

Gazetarja ka sqaruar gjithashtu se bëhet fjalë për kërkim policor, i cili dallon nga një kërkim i urdhëruar nga gjykata apo prokuroria.

Ndërkohë, për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, të cilët janë arrestuar, prokurori i çështjes Françesk Galaj ka kërkuar masën “arrest me burg”.

Prokuroria ka kërkuar edhe akt ekspertimi për të përcaktuar nëse Eduard Kuçi ka pësuar dëmtime trupore, ndërsa po hetohet edhe përdorimi i simboleve të Policisë së Shtetit gjatë ngjarjes.