Xhuli emocionon me postimin për shtatzëninë: Sot ndihem si një perëndeshë

Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit një mesazh tejet emocionues, teksa ka folur për forcën dhe përjetimin e veçantë të shtatzënisë së saj. Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Xhuli shprehet se gjithmonë e ka ditur se është e fortë dhe e fuqishme, por nuk e kishte imagjinuar se do të arrinte ta përjetonte…

ShowBiz

08/09/2026 14:57

Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit një mesazh tejet emocionues, teksa ka folur për forcën dhe përjetimin e veçantë të shtatzënisë së saj.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Xhuli shprehet se gjithmonë e ka ditur se është e fortë dhe e fuqishme, por nuk e kishte imagjinuar se do të arrinte ta përjetonte një ndjenjë të tillë, duke mbajtur brenda saj dy bebe.

Ajo e përshkruan krijimin e jetës si diçka magjike dhe thotë se sot ndihet më e fuqishme se kurrë.

“Dy zemra që rrahin brenda meje, dy shpirtra të vegjël që rriten brenda meje dhe një forcë që nuk e dija se e kisha”, shkruan Nura.

Në fund, ajo shpreh krenarinë për gruan që është bërë, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Sot ndihem si një perëndeshë.”