Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, pasi nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për aktivizimin e…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, pasi nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, transmeton lajmi.net.
“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike.
Në rast se kushtet atmosferike ndryshojnë dhe plotësohen kriteret për zbatimin e vendimit, Ministria thotë se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë./lajmi.net/