“E thirrën policinë”, së shpejti vjen nga Buta
Buta po vjen me këngë të re.

ShowBiz
Reperi Buta ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me titull “E thirrën policinë”, shkruan lajmi.net.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth kohës së publikimit të këngës, por njoftoi se do të jetë e shoqëruar edhe me klip.
Në llogarinë e tij në Instagram, Buta postoi një video të shkurtër, ku sjell disa sekuenca të projektit të ri.
Kujtojmë se “Gips”, mban titullin kënga e fundit e Butës, e cila mori komente pozitive nga fansat e tij. /Lajmi.net/
