E kryer: Granit Xhaka futbollist i ri i Bayer Leverkusenit, zyrtarizimi çështje kohe

Mesfushori Granit Xhaka nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Bayer Leverkusenit në Bundesliga. Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenali dhe Bayer Leverkuseni po nënshkruajnë marrëveshjen e transferimit. Reprezentuesi i Zvicrës do të nënshkruajë së shpejti kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Bayer Leverkusenin. “Topçinjtë” do të përfitojnë 25…

Sport

06/07/2023 14:04

Mesfushori Granit Xhaka nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Bayer Leverkusenit në Bundesliga.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenali dhe Bayer Leverkuseni po nënshkruajnë marrëveshjen e transferimit.

Reprezentuesi i Zvicrës do të nënshkruajë së shpejti kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Bayer Leverkusenin.

“Topçinjtë” do të përfitojnë 25 milionë euro nga shitja e Xhakës.


30-vjeçari është pjesë e klubit londinez nga vera e vitit 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach për 45 milionë euro.

Xhaka më parë karrierë ka bërë edhe te Baseli në Superligën e Zvicrës./Lajmi.net/