E kërkon Fenerbahce, ja çfarë deklaron Arbër Zeneli
Paraqitjet e mira këtë sezon si te klubi i tij Heerenveen, e po ashtu edhe te Kosova në Ligën e Kombeve, kanë bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për Arbër Zenelin.
Sport
Në mesin e këtyre skuadrave, është edhe gjiganti turk, Fenerbahce.
Rreth këtij interesimi ka folur edhe vetë Arbër Zeneli, që është deklaruar i nderuar për interesimin e një klubi si Fenerbahce.
“Është një nder i madh për mua të shoh emrin tim të lidhur me një klub të madh”, ka deklaruar Zeneli, përcjell ‘lajmi.net’.
Zeneli që është pjesë e Heerenveen që nga viti 2016, mund t’i kushtojë Fenerbahces rreth pesë milionë euro./Lajmi.net/