E dashura e Verrattit bën ‘shaka’ me Mullerin

E dashura e Marco Verratit, Jessica Aidi, bëri shaka me sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, pasi Paris Saint-Germain kaloi në gjysmëfinale.

Sport

14/04/2021 16:34

PSG fitoi ndeshjen e parë 3-2 në Gjermani dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së KAmpionëve edhe pse pësuan humbje mbrëmë në Paris, 1-0, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Ligue 1 në fuqi kanë marrë hak ndaj humbjes së Lisbonës vitin e kaluar, kur dy skuadrat u përballën në finale të Ligës së Kampionëve.

Gjatë kohës kur u mësua shorti mes PSG dhe Bayern Munich, Muller postoi një video në mediat sociale duke i thënë lamtumirë kampionëve të Ligue 1 paraprakisht: “Au revoir.”

Pas eliminimit, e dashura e italianit Verratti, postoi një ‘story’ në Instagram me videon e Muller.

“Më vjen keq, por jo shumë keq”, shkroi ajo, duke shtuar mbishkrimin “Au revoir”, që nënkupton lamtumirë./Lajmi.net/