E ardhmja e Shaqirit larg “Anfield”, tre gjigantë evropianë në garë

E ardhmja e sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri duket se është larg "Anfield".

Sport

18/03/2021 18:43

Raportimet e fundit nga mediat angleze thonë se Shaqiri do largohet qysh në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Sipas Liverpool Echo, Lazio, Sevilla dhe Fenerbahce janë në grupin e skuadrave që janë duke ndjekur shqiptarin.

Shaqiri së fundmi ka nisur të këtë minutazhë më të lartë të skuadra e Jurgen Klopp, andaj mund të shitet në verë për 20 milionë euro, vlerë e cila do t’i ndihmonte “Reds” të dalin nga kriza.

Këtë edicion, Shaqiri ka zhvilluar 18 ndeshje duke regjistruar një gol dhe dhuruar katër asistime./Lajmi.net/