E ardhmja e Ronaldos hedhet në dyshim, portugezi ka dy opsione

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në diskutim nga mediat italiane.

Sport

01/06/2021 10:55

Sipas, “Tuttosport”, e ardhmja e Ronaldos është ende në dyshim edhe pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Në këto dyshime po reflekton edhe agjenti i tij Jorge Mendes duke vlerësuar opsionet e mundshme.

Manchester United dhe Paris Saint Germain mbeten opsionet më të mira për të.

Sipas artikullit, edhe pse Ronaldo ka pagë të madhe, të ardhurat e gjeneruara prej tij janë enorme dhe klubi është në dijeni./Lajmi.net/