E ardhmja e Neymar vendoset këtë javë

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që ka mbetur në një udhëkryq të madh.

Sport

15/07/2019 09:15

Neymar JR po lidhet ngushtë me një rikthim tek skuadra e Barcelonës, por me skuadrën e tij aktuale PSG që po pengon çështjen.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Dailymail’, e ardhmja e Neymar do të vendoset gjatë kësaj jave, kur lojtari do të negociojë me skuadrën e PSG, transmeton lajmi.net.

Skuadra franceze ka konfirmuar interesimin e katalanëve për Neymar, i cili gjithashtu ka shprehur dëshirën për rikthim në ‘Camp Nou’.

Neymar nuk është paraqitur në kampin stërvitor për përgatitjet parasezonale të PSG, dhe kështu gjatë kësaj jave do të ulet në tavolinë për të diskutuar rreth rikthimit të tij në Kataluni. /Lajmi.net/