Aksident trafiku mes autobusit dhe veturës në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast katër pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në…

Lajme

08/05/2024 21:33

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast katër pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas zëdhënëses, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus).

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.