E ardhmja e Coutinhos është vendosur, por vetëm përkohësisht

Flitet shumë për fatin e Philippe Coutinhos, dhe pyetja kryesore është nëse ka një vend për brazilianin në ‘Camp Nou’, teksa është e sigurt se Bayern Munich nuk do të blejë kartonin e tij për vlerën 120 milionë euro.

Sport

18/06/2020 17:25

Ka disa klube në Premierliga që duan transferimin e tij, por nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e Barcelonës, sidomos pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Sky Sports raporton se Bayern Munich ka vendosur të mbajë Coutinhon deri në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.

Huazimi i tij përfundon më 30 qershor, kur përfundon edhe sezoni i Bundesligës, edhe pse Bayerni ka përfunduar çështjen e titullit.

Sidoqoftë, bavarezët janë në pritje të ndeshjes së kthimit të 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku në ndeshjen e parë kanë mposhtur Chelsean 3:0 në ‘Stamford Bridge’.

Liga e Kampionëve do të rikthehet në muajin gusht, dhe Bayern Munich ka vendosur të mbajë brazilianin deri sa të zgjasë aventura e tyre në garën evropiane./Lajmi.net/