Dzeko largohet nga Roma, mbetet në Serie A

Edin Dzeko mund të jetë pasuesi i Mauro Icardit te Inter.

Sport

19/03/2019 09:05

Sezoni 2018/2019 mund të jetë i fundit për sulmuesin boshnjak në fanellën e Romës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Edin Dzeko do të largohet nga Roma në qershor, dhe disa skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

West Ham United dhe Everton shihen si skuadra favorite për të nënshkruar me 33 vjeçarin, por së fundi në garë është futur edhe Inter.

Inter mund të bind lojtarin që të qëndrojë në Serie A, duke ia besuar sulmin, për të zëvendësuar Mauro Icardin./Lajmi.net/